Thjesht Kursejeni Ujin

Kursimi i ujit është jetik gjatë thatësirave që vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike. Kursimi i ujit ndihmon në ruajtjen e energjisë së kushtueshme që përdoret për funksionimin e pompave që sjellin ujin në rubinetin tuaj – përveç kësaj, ju ul edhe faturën e ujit. *

Ja disa gjëra të thjeshta që mund të bëni për të kursyer ujin:

Mbyllini gjithmonë rubinetat fort që të mos pikojnë. Për një vit, një pikë për sekondë përkthehet në një sasi uji me të cilën mund të mbushen 85 vaska! Nëse rubineti pikon – zëvendësojeni.

Kontrolloni për rrjedhje të mundshme - nëse matësi i ujit vazhdon të lëvizë ndërkohë që nuk keni asnjë rubinet të hapur, mund të ketë rrjedhje.

3. Mbylleni rubinetin kur lani dhëmbët. Mund të kurseni deri në 14 litra ujë për dy minuta. 

Kini parasysh se sa herë që laheni me dush dhe jo në vaskë, konsumoni dy herë më pak ujë.

Sigurohuni që tualeti të mos vazhdojë të rrjedhë ujë pasi e shkarkoni. Kjo mund të shpërdorojë deri në 200,000 litra ujë çdo vit.

Kur lani fruta dhe perime në lavaman, lajini në një enë. Më pas mund ta përdorni atë ujë për të ujitur lulet.

Mos i vini në punë larëset e enëve apo të rrobave nëse janë të mbushura përgjysmë.

Kur i lani enët me dorë, mos e mbani rubinetin të hapur gjatë gjithë kohës.

Nëse preferoni të pini ujë të ftohtë, mbushni një enë me ujë, mbajeni në frigorifer - dhe pini sa herë të dëshironi. Mos e lini rubinetin të rrjedhë kot derisa të dalë ujë i ftohtë.

Nëse keni një kopsht, ujiteni çdo tre apo pesë ditë ,dhe jo nga pak përditë. Në pranverë, vjeshtë dhe në kohë të ftohtë, ka nevojë për më pak ujë për ujitje.

Ujiteni kopshtin herët në mëngjes, sepse atëherë uji avullon më pak. Mos e ujitni kopshtin në ditët kur fryn erë.

Shikoni mundësinë për ta grumbulluar ujin e shiut dhe për ta përdorur për kopshtin.

Lajeni makinën me kovë dhe sfungjer ,dhe jo me një zorrë uji me presion. Në këtë mënyrë, mund të kurseni deri në 300 litra ujë çdo herë që lani makinën.

* SOURCES – ofwat.gov.uk, volusia.org, friendsoftheearth.uk

#justaddwater